MENU
klinika

Takimi elektoral

Rama në Durrës/ PD e pret me protesta!

24.06.2019 - 19:21

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e radhës elektoral në Durrës.

Edhe në këtë qytet, kreu i qeverisë u prit me protesta nga mbështetësit e PD. Mbështetës të opozitës kanë pritur Ramën me pankarta “Rama ik”.

Demokratët e Durrësit janë mbledhur para selisë lokale të PD-së nën thirrjet “Rama ik”.

Me vuvuzela dhe shumë parulla në duar “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Zgjedhje të lira” etj, ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën “Egnatia”.

Mes makinave të bllokuara në trafik, para selisë së PD-së ishte dhe ajo e prefektit të Durrësit Roland Nasto, që po udhëtonte për të marrë pjesë në takimin elektoral të Ramës në sheshin “Liria”.

Në protestën para selisë së PD-së janë edhe ish-deputetët Oerd Bylykbashi e Fatbardha Kadiu, krerët e degës lokale, kreu i PAA-së, Agron Duka etj.

Partia Socialiste zhvillon sot në Durrës takimin përmbyllës të fushatës.