Kryeministri Edi Rama u ka premtuar banorëve se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Floq dhe Qafëzezë në Korçë do të rindërtohen.
Teksa shpërndan një video të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali në takim me banorët, shefi i qeverisë thekson se pas inventarizimit do të nisë edhe dëmshpërblimi për të gjithë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
“TE GJITHA BANESAT DO TE RINDERTOHEN? – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama në Facebook.
Në këtë mënyrë, Kryeministri i është kundërpërgjigjur opozitës, e cila u shpreh se ai nuk ka qëndruar pranë banorëve të zonës.