MENU
klinika

"Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor"

Rama ‘thumbon’ Bashën: I thashë Zhuljetës zbrit nga ballkoni dhe…

24.06.2019 - 20:41

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po mban fushatën elektorale.

Gjatë takimit, kryeministri foli edhe për kryetarin në ikje të qytetit bregdetar Vangjush Dako, ku tha se Durrësi do ta kujtojë me shumë respekt kohën kur ky qytet drejtohej nga ai.

Ai shtoi se skuadra e Dakos ka fituar Durrësin në kohën që në pushtet ishte Sali Berisha dhe në Durrës kishte të deleguar Sokol Olldashin, dhe do ishte e sigurt se do fitonte përballë kësaj skuadre që ka PD.

“Ju falënderoj për këtë mbështetje. Durrësi i ndryshuar është realitet falë Vangjush Dakos. Vangjushi e nisi drejtimin e Bashkisë me një grusht votash, falë punës, fitoi në mënyrë bindëse, kurse më pas fitoi në mënyrë triumfuese.

Ajo që sot duhet thënë shumë qartë është se kush përpiqet të shkelë baltë mbi Vangjushin nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka. Në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit, që ju e dini si përdoreshin në kohën e Saliu, e nga të akuzuar janë kthyer në akuzues.

Dako fitoi Durrësin kur ishte Saliu, ishte Jozefina dhe Sokol Olldashi, u dashka të blej vota me Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe këtu në Durrës, të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushata elektorale, kur partia e tyre ka qenë në pushtet, po bleheshkan sot. Ajo që mbetet janë veprat. Durrësi do ta kujtoj me gjithmonë e me shumë respekt periudhën kur Dako e drejtonte bashkinë, falë gjurmëve që janë në këtë qytet.”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se opozita ka vendosur të braktisë zgjedhjet për shkak të hapjes së negociatave.

“Kanë vendosur të bëjnë një zgjedhje tjetër, të ikin nga gara dhe të për t’iu kundërvënë zgjedhjeve. Si mund ta bëjë këtë një opozitë që pretendon të qeverisë vendin. Mund ta bëjë vetëm kjo opozitë që kemi sot dhe për një arsye që edhe sot është rasti për ta thënë. Ata thonë se nuk hynë në zgjedhje me këtë qeveri dhe se duan që unë të iki. Përveç kësaj, po qe se kjo nuk ndryshon ata nuk do të lënë popullin që të zgjedhë.

Nga ana tjetër del Ilir Meta dhe thotë se pluralizmi është pjesëmarrja e shumë forcave dhe nuk mund të ketë zgjedhje me 1 kandidat nuk është pluralizmin. Kur shqiptarët kanë vendosur që të kenë pluralizëm kanë qenë në një mendje që populli zgjedh. Ata kanë një arsye shumë më të madhe se sa frikën e Lulit nga zgjedhjet. Ata e dinë shumë mirë se me ne nuk fitojnë dot. Arsyeja ka të bëjë me momentin historik ku ndodhet Shqipëria me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo që kemi përjetuar në një periudhë disa mujore nuk është diçka e re, por një seri të një filmi që e kemi parë.

Ata duan të vrasin veten politikisht për të vrarë këtë mundësi të madhe që i ka ardhur Shqipërisë. Duan ta marrin Shqipërinë në pengun e tyre. Andej ata sulmojnë këtej del Ilir Meta dhe thotë se do anuloj zgjedhjet se do bëhet nami. Kush do ta bëjë namin? I njeh? Kush do bëjë Namin. Luli? Një fishkëllimë t’i bëjë Saliu. Lul në shpi.

Ata që kanë dalë në rrugë atje janë 100 veta me në krye atë të cilësisë së diellit. Më e keqja është që për këtë namin shkojnë njerëzit në burg. E patë para tre ditësh? Ai që i kishte urdhëruar të djegin shkollën tha se shkova për t’i ndalur. I la në baltë.

Ne do fitojmë se zgjedhjet do bëhen. Shqipërinë peng kush nuk ka për ta marrë. Jam i bindur se Luli do të dalë dhe të thotë fitore. Do numërojë të gjithë ata që janë jashtë shtetit dhe që shkojnë në plazh, apo ata që nuk vijnë në votime se ka vetëm një kandidat.”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi me ironi se populli shqiptar nuk ka punë tjetër vetëm t’i gjejë fustanin Zhuljetës (Bashës), për një ballo. 

“I thashë Zhuljetës zbrit nga ballkoni dhe do ta bëjmë se kush fiton zgjedhjet, do të marrë qeverinë. Mund të shahemi me njëri tjetrin këtu, por mos shajmë në gjuhë të huaj. Nuk mund ta bëjmë dot atdheun leckë. Mjafton të shikosh rezultatet. Ne jemi rritur normalisht, por kemi marrë shumë më tepër sepse kanë rënë ata vertikalisht. Njerëzit e vet i kanë braktisur. Shqiptarët  nuk kanë punë tjetër vetëm t’i gjejnë fustanin Zhuljetës, vetëm të organizojnë ballon.

Këta kërcënojnë dynjanë. Ndoshta kanë menduar me aq sa bëmë morëm gjysmën, tani thonë kushedi marrim të gjithën. Luli sa herë humb i gëzohet fitores. Edhe thonë tani ky parlamenti  ka marrë fund dhe ne jemi populli. Kanë gjetur më budallenj ose më të sinqertët dhe janë turrur me fishekzjarrë e molotov ndaj parlamentit. Kur po votohej vettingu, ata ikën nga parlamenti .Pas marrëveshjes së 2017 ata u bënë akoma më keq. Ata e dinë shumë mirë që kryeministri nuk ikën me protesta. Këta zgjedhjet nuk i kanë bërë si të drejtë të popullit, por si të drejtë të partive për të zgjedhur popullin. Unë nuk dua të gjitha. Këta na i lanë në dorë”, nënvizoi Rama.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin