MENU
klinika

A do pranojë United?

Reali e merr seriozisht për Pogba/ Ofron 3 yje në këmbim!

03.06.2019 - 19:48

Paul Pogba duket se qëndron në krye të listës së dëshirave për Zinedine Zidane dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të bëjë gjithçka për të transferuar francezin.

Aktualisht kampioni i botës është nën kontratë me Manchester United dhe anglezët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër të cilën Reali i Madridit nuk ka ndërmend ta paguajë kesh.

Pikërisht për këtë arsye, Perez ka bërë gati një ofertë shkëmbimi, ku për Pogba është gati të dërgojë në Manchester plot 3 futbollistë, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keilor Navas.

Të 3 futbollistët nuk gjejnë vend në formacionin e Zidane, ndërkohë që edhe United i kërkon prej kohësh.

Tashmë topi kalon në fushën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, që pritet të vlerësojë me kujdes të tre futbollistët dhe të japë ose jo miratimin.

Kjo pasi me 3 futbollistë të tillë, edhe United do të përforcohej ndjeshëm, pasi bëhet fjalë për 3 emra që kanë fituar shumë në karrierë dhe bartin mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN