MENU
klinika

Pas 75-viteve

Ribashkohet me francezen që u dashurua në Luftë

15.06.2019 - 17:30

Në mes të Luftës së Dytë Botërore, një ushtar i ri amerikan u dashura kokë e këmbë me një vajzë franceze 18-vjeçe derisa forcat aleate ishin të stacionuara në qytezën e saj.

E tani pas plotë 75 viteve KT Robbins, tani 97-vjeçar, më në fund është ribashkuar me gruan, fotografinë e të cilës e ruajti me fanatizëm për më shumë së gjysmë shekulli, transmeton Telegrafi.

Robbins ishte 24-vjeç dhe po shërbente në ushtrinë amerikane kur për herë të parë takoi Jeannine Ganaye, tani 92-vjeçe, dhe atë në pjesën verilindore të Francës më saktësisht në qytezën Briey në vitin 1944.

Robbins ishte në kërkim të një personi që do t’i ndihmonte t’i pastronte rrobat, dhe për këtë kërkesë të tij u pajtua e ëma e vajzës të cilën nuk e harroi kurrë.

Kështu dyshja shpejtë u dashuruan e dy muaj më vonë Robbins i është thënë se duhet të largohet nga qyteza, dhe të niset për në vijën e parë të frontit.

“I thashë se ndoshta do të kthehem për të marrë, por një gjë e tillë nuk ndodhi”, ka deklaruar Robbins për televizionin francez France 2.

“Kur u largua nga vetura filloi të qajë, natyrisht se edhe unë isha shumë i mërzitur. Kisha dëshirë që pas përfundimit të luftës të mos kthehej në SHBA”, ka shtuar Jeannine mbiemri i të cilës tani është Pierson.

Megjithatë kur në vitin 1945 përfundoi lufta, Pierson filloi të mësojë gjuhën angleze, duke shpresuar që Robbins një ditë do të kthehej për të. Por, kështu nuk ndodhi.

Robbins që shërbente në divizionin e parë gjatë vitit 1940 dhe më pas si vullnetar në një batalion tjetër, u rikthye në SHBA pas përfundimit të luftës.

Asokohe u takua me Lillian me të cilën më vonë u martua.

Ata punuan së bashku për 50 vite në një dyqan pajisjesh në Mississippi. Për fat të keq ajo ndërroi jetë në vitin 2015 në moshën 92-vjeçare. Edhe Pierson ishte dashuruar në dikë tjetër, dhe ishte martuar në vitin 1949 dhe ishte bërë nënë e pesë fëmijëve.

Por, Robbins kurrë nuk e harroi vajzën që e dashuronte marrëzisht sa ishte në Francë, kështu për më shumë se një dekadë e shikonte vazhdimisht fotografinë e saj bardhë e zi.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur takoi një grup të gazetarëve francezë që po e realizonin një reportazh për Luftën e Dytë Botërore dhe veteranët e SHBA-ve.

Robbins ua tregoi fotografinë e Pierson dhe u tha se do të dëshironte të kthehej në qytezën e saj për “ta gjetur familjen e saj”, në ditën kur po shënohej 75 vjetori i Ditës D. Ai ishte i bindur se ajo ka vdekur.

Megjithatë gazetarët arritën ta gjejnë Pierson në një shtëpi të pleqve në Montigny-les-Metz, Moselle, rreth 27 milje nga vendi ku dyshja ishin takuar për herë të parë.

Kështu aranzhuan një takim për Robbins dhe Pierson në shtëpinë e pleqve, duke i treguar veteranit se ajo është gjallë dhe po e priste. Me t’u takuar ata nuk hezituan që të përqafohen.

“Gjithmonë të kam dashur. Për asnjë moment nuk më ke dalë nga zemra”, i tha Robbins, Piersonit.

Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të takohen sërish