MENU
klinika

Braziliani përgatit dy superblerje

Rikthehet Leonardo/ PSG gati ‘shpërthejë’ në merkato!

14.06.2019 - 21:46

Leonardo ishte një prej largimeve të bujshme nga Milani këtë sezon pasi një drejtues me aftësitë e tij është e vështirë ta gjesh.

Megjithatë braziliani nuk ngeli i pa punë pasi PSG i hapi dyert duke e rikthyer sërisht në “Parc des Princes”.

Ai zëvendëson kështu portugezin Antero Henrique që ishte pasuesi i tij në këtë post.

Parisi pritet të zhvillojë lëvizje të mëdha në merkaton e kësaj vere, ku priten largime të bujshme por edhe afrime me peshë dhe surpriza e madhe pas De Ligt mund të jetë sulmuesi i kombëtares së gjelave Antoine Griezmann.

Me Leonardon në klub presidenti Al-Khelaifi realizoi goditjet më të mëdha në merkato, ndaj pritet që PSG të rikthehet sërisht protagoniste në sesionin e transferimeve.