MENU
klinika

"Jam e nderuar..."

Rita Ora, këngëtarja e katërt më e klikuar në botë.

11.06.2019 - 15:50

Rita Ora gjithnjë e më tepër po korr suksese në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

“Phoenix” është albumi i fundit i bukuroshes sonë, ku ka sjellë disa këngë të reja, të cilat janë shndërruar në hite.

Në fakt, dy këngët e Ritës  gjenden në dhjetëshen më të mirë të listës “Official Charts”, ku përfshihen “For You” dhe “Anywhere”.

Ajo është vlerësuar si këngëtarja e katërt më e klikuar në botë.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste”, shprehet Ora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN