MENU
klinika

Video: 102 vjet trashëgimi

Ritmet shqiptare të Amerikës

03.06.2019 - 16:08

    Nga 31 maji deri më 2 qershor, u mbajt nga shqiptarët e Amerikës, festivali tradicional i këngëve dhe valleve shqiptare. Pjesëmarrja masive e të rinjve dhe jo vetëm, shënoi sukses, duke ngjallur në brezat e rinj, me vendlindje Amerikën, njohjen, dashurinë dhe traditat e të parëve.

 

Aktiviteti u organizua nga kisha ortodokske e Shën Marisë, në Worcester, SHBA:

 

Trashëgimia jonë shqiptare jeton këtu në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë… që nga krijimi i komunitetit tonë, 102 vjet më parë.

Çdo vit, mbi 200 vullnetarë, mblidhen së bashku, për të shfaqur komunitetin tonë shqiptar për miqtë dhe fqinjët tanë. Ne jemi bërë një pjesë të madhe të mozaikut që përbën qytetin Ëorcester dhe jemi gjithashtu, amerikanë krenarë!

Ku tjetër në botë, do të shihni njerëz të të gjitha racave, besimeve dhe ngjyrave që festojnë trashëgiminë e një prej kombeve më të vogla në Evropë?!

Ne vazhdojmë të mbajmë gjallë trashëgiminë tonë shqiptare nëpërmjet besimit, muzikës, ushqimit dhe vallëzimit, duke përqafuar Amerikën dhe gjithçka që na ka ofruar”. Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit