MENU
klinika

Zbuloni detaje nga artistja

Roli i Xhensilës, në filmin e Bes Kallakut…

12.06.2019 - 12:16

Bes Kallaku na surprizoi të gjithëve kur tregoi për kompaninë e tij kinematografike, “Loku Film”.

Filmi do të jetë i zhanrit komedi dhe në të pritet të jenë emra të njohur të humorit si Olsi Bylyku dhe të tjerë.

Besi publikoi një poster dhe shkruante: “Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj. Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”.

Xhensila e ka ripostuar këtë foto në Instagram. Si bashkëshortja e Besit, këngëtarja na ka zbuluar se ajo e ka mbështetur çdo ditë për këtë projekt që aktori duket se e ka pasur me shumë pasion.

“Jam e bindur ne suksesin dhe finalizimin e cdo projekti tendin, aq me teper ketij ne te cilin kam qene deshmitare e cdo dite pune tenden. Mbare shpirt, me Zotin ne krah”, shkruan Xhensila.