MENU
klinika

Nuk përmbahet fare...

Roza kundër Encës: Je bishti kavallit…

21.06.2019 - 11:39

Enca ka një dramë të vjetër me ish- Miss Universe Albania Trejsi Sejdini, kur kjo e fundit ishte e ftuar tek “Why Not” i Roza Latit dhe u shpreh: “Sa është 1 Enca, janë 3 Trejsi”

E pytur në lidhje me këtë fakt, Enca iu përgjigj duke u shprehur se nuk ia vë fajin Trejsit, por Roza Latit që e fton në emision.

Enca u shpreh se e vetmja arsye pse Roza e kishte ftuar në emision Trejsin ishte një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj Encës, pasi kjo nuk kishte pranuar t’i shkonte në emision.

“Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viralë, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë e për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision.”, u shpreh Enca, “Ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon se kemi një problem shumë të madh.”

Sot gati një javë nga intervista, Roza Lati publikoi 10 story në Instagram ku i kthen përgjigje Encës duke përdorur fjalë edhe të rënda, për t’i thënë se ka qenë ajo që e ka mbështetur në kohën kur Encës “s’ia dh***te njeri”.

“Është e vërtetë vetëm pjesa që unë artistes në fjalë i kam bërë ftesën për në studion time.”, shkruajti Roza, “Sepse kam qenë e para që e kam mbështetur këtu e 7 vjet më parë, kur kam patur emisionin “Fun Page””

“Atëherë kur s’të dh*** njeri, ishte kjo Roza Lati që ngriti zërin dhe të dha suport, duke thënë: “Dëgjojeni se do bëhet dikushi”.

“Sapo mori famën artistja, nuk shkeli më tek unë. Sidoqoftë, unë nuk jam kaq negative sa të bëj komplote e të marr në studio dikë tjetër veç për t’u sul ty.”

Roza madje ironizoi Encën duke shkruajtur se nuk ia shikon më fytyrën në postera prej kohësh, ndërsa shtoi se pyetjen në lidhje me virgjërinë ishin fansat ata që ia kishin drejtuar Trejsit, jo ajo.

“Jam e ofenduar nga artistja me emrin Enca që i ka dhënë kaq shumë rëndësi vetes.”, shkruajti Roza.

Ajo duket se thumboi edhe Ermal Mamaqin duke shkruajtur:

 

“Ndërkohë për gazetarin s’mund të flas. Është tjetër muhabet të ndash fushën e moderimit me të humoristit.”

Roza e mbylli duke shkruajtur se Enca është “fundi i fundit të bishtit të kavallit në botën tonë…në botën time

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj..."

“Flet anglisht kur…”, Roza Lati i “përvishet” komentueses