MENU
klinika

9,9 milionë njerëz në vit

Rrezikohet Muri i Madh kinez, kufizim vizitorëve

03.06.2019 - 11:16

    Muri i Madh kinez, një nga trashëgimitë më të mëdha edhe për të gjithë botën është tashmë, në vëmendjen e autoriteteve vendase, sa i takon masave të ndërmarra për ruajtjen e tij. Si një monument i lashtë dhe gjithmonë objekt i kureshtjes masive, ai është monument kulture dhe historie, i një rëndësie të veçantë.

Duke qenë se numri i turistëve që vizitojnë Murin e Madh, bëhet përditë e më i madh, autoritetet pekineze kanë vendosur të marrin masa për të kufizuar vizitorët.

 

 

 

Kështu, Pekini vendosi që prej 1 qershorit, seksioni “Badaling” i Murit të Madh, të vizitohet vetëm nga 65 mijë turistë në ditë, numër që në fakt nuk është i vogël, por krahasuar me shifrat e deritanishme është reduktim i ndjeshëm.

Seksioni “Badaling”, 60 km në verilindje të Pekinit, është segmenti më antik, që qëndron i hapur për vizitorët nga i gjithë globi.

 

 

 

 

Përveç kufizimit ditor të vizitorëve, autoritetet do të vendosin dhe sistemin e regjistrimit për blerjen e biletave, për të promovuar prenotimet online.

Vetëm vitin e shkuar, seksioni i famshëm i Murit të Madh kinez, numëroi rreth 9.9 milionë vizitorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çiljeta Xhilaga tregon experiencën e pazakontë 

” A egzistojnë vërtetë alienët?”