MENU
klinika

Raporti i Ministrisë së Bujqësisë

Rriten eksportet në bujqësi, bie blegtoria dhe peshkimi

26.06.2019 - 21:00

Eksportet bujqësore janë regjistruar në vlerën e rreth 14.9 miliardë lekëve në 5 muajt e parë të vitit, apo me një rritje prej rreth 1.5 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për periudhën Janar-Maj 2019, vihet re se kontributin kryesor në rritje e ka pasur bujqësia me 26.1 për qind dhe në total në rreth 6.5 miliardë lekë.

Sipas të njëtave të dhëna mësohet se edhe eksporti i produkteve agroindustriale është regjistruar me rritje, duke akumuluar një total prej rreth 6 miliardë lekësh, apo 400 milionë me shumë.

Ndërsa blegtoria dhe peshkimi kanë perfomuar negativisht.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në raport evindetohet fakti që edhe pse tregtia e produkteve blegtorale me jashtë është në nivele minimaliste, rënia ka qenë me rreth 21.1 për qind, duke arritur në vlerën e 368.6 milionë lekëve.

Ndërsa surprizë e këtij 5 mujori, është sektori i peshkimit, i cili po perfomonte pozitivisht dhe mesa duket ka marrë një kthesë të lehtë.Sektori i peshkimit ka rënë me 2.6 për qind, ku eksportet janë regjistruar në një vlerë prej 2.1 miliardë lekësh.

Ndërsa importet në total kanë arritur vlerën e 54.9 miliardë lekë, duke bërë që deficiti tregtar të jetë afro 40 miliardë lekë.