MENU
klinika

Parashikimi i motit

Rritet vija e kuqe/ Temperaturat s’kanë ndërmend të ndalen!

22.06.2019 - 08:32

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cila do të influencojë mot pjesërisht të pandrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max: Zonat malore 18/29°C Zonat e ulëta 22/35°C Zonat bregdetare 23/34°C.