MENU
klinika

Sulmuesi tregon çelësin e suksesit

Salah zbulon sekretin: Kjo foto më motivoi në finale!

02.06.2019 - 19:53

Mohamed Salah më në fund ka ngritur trofeun e Champions League pas zhgënjimit të vitit të kaluar.

Triumfi në Madrid i Liverpool-it, ka fshirë hidhërimin për finalen e Kievit të 2018-ës, kur “The Reds” u mundën 3-1 nga Real Madrid.

Ajo ndeshje ka qenë shumë e pafat për Mohamed Salah, i detyruar të braktisë fushën e lojës gjatë pjesës së parë për shkak të një dëmtimi.

Tani, një vit më pas, egjiptiani është hakmarrë, edhe falë atij kujtimi të hidhur.

Siç ka bërë të ditur “Mirror”, vetë sulmuesi ka zbuluar se: “Vitin e kaluar, në Kiev, kam jetuar një nga momentet më të këqija të jetës sime”.

“Para se të zbrisja në fushë kundër Tottenham-it, kam parë një fotografi timen të asaj mbrëmjeje, ku isha duke lënë fushën në lot. Kjo më ka motivuar, ka qenë diçka që më ka dhënë një shtysë më shumë për të fituar këtë sfidë”, u shpreh ‘Faraoni’ egjiptian.