MENU
klinika

Samiti Ballkanik

Shqipëria prezanton projektin e fiskalizimit

16.06.2019 - 18:12

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore Shqiptare, Enton Duro, mori pjesë në Samitin Vjetor të Vendeve të Rajonit të mbajtur nga datat 13- 15 Qershor, në Becic, Mal i Zi, me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon në një mjedis me rritje të ngadalësuar në eurozonë”.

Drejtues te Bankave Qendrore, Ministritë e Financave dhe Administratat Tatimore të vendeve të rajonit, si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria ndanë përvojat dhe sfidat në zhvillimet më të fundit ekonomike në rajon.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Duro, mbajti një fjalë në panelin e drejtuesve tatimorë, ku bëri një ekspoze të vizionit dhe hapave zhvillimorë në projektin e ri të fiskalizimit.

Përditësimi teknologjik dhe informatizimi i procesit janë bazat për rritjen e besueshmërisë së Adminstratës Tatimore përballë tatimpaguesve, duke e vendosur punën e saj në parametra të konsoliduar, bashkëkohorë, që minimizojnë hapësirat korruptive dhe abuzive.

Me këtë qasje dhe vizion, Qeveria Shqiptare dhe padyshim si pjesë e saj Administrata Tatimore, shohin me prioritet nevojën e përmirësimit të sistemit informatik dhe përditësimin tërësor në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Fuqia reale e Administratës Tatimore rrjedh nga mbledhja e të dhënave dhe analiza inteligjente e tyre nëpërmjet modulit të analizës së riskut.

“Synimi ynë – tha Duro – është të mbërrijmë në regjistrimin dhe monitorimin në kohë reale të të gjitha transaksioneve.”

Plani i realizimit të projektit të fizkalizimit ka nisur që në fillim të vitit 2019. Deri më tani është realizuar përgatitja e projektit në tërësi dhe përshtatja e tij me kuadrin ligjor; është përcaktuar metodologjia e organizimit të brendshëm dhe kontrollit si edhe është instaluar infrastruktura hardware.

Në fillim të vitit 2020, pritet të fillojë fiskalizimi i faturave elektronike për pagesat me para në dorë në kohë reale si dhe zbatimi i kontrollit elektronik dhe sistemi i menaxhimit të riskut për transaksionet me para në dorë, për ta finalizuar projektin në vitin 2021, me implementimin e faturës tatimore elektronike pa para në dorë dhe regjistrimit të pagesës së këtyre faturave.

Reforma në sistemin tatimor, veçanërisht faturimi, mundëson analizimin inteligjent të të ardhurave të taksapaguesve. Kjo reformë përfshin hartimin e ligji te ri mbi faturimin
dhe përdorimin e teknologjisë së re përmes një filozofie të re ku taksapaguesit bëhen partnerë dhe pjesëmarrës aktive nëpërmjet konsultimit publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve vlerësoi Samitin si një mundësi per shkëmbimin e përvojave të administrimit fiskal për vendet e Rajonit në sfidat e përbashkëta për t’iu përgjigjur aspiratave integruese në Bashkimin Evropian, nëpërmjet përafrimit të politikave dhe praktikave të brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutohet tema “Stabiliteti financiar”

Guvernatori Sejko në Samitin e Malit të Zi

Mesazhi i Guvernatorit të BSH

Destabilizimi politik efekte në ekonomi?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!