Sara dhe Ledioni janë duke pritur një djalë, i cili do ta bëjë vëlla të madh Londonin.
Ajo e dha lajmin e bukur në profilin e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur nga pushimet e saj ekzotike!
Mami Sara përkëdhelte bebushin e saj në bark, e veshur me një palë rroba banjo trup, në foton e publikuar ku shkruante:
“Një tjetër kryeqytet europian është rrugës”.
Mami Sara duket se po e shijon shtatzëninë!
Në foton e fundit Sara shihet e rehatuar në shezlongun e saj me barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që London i bën shoqëri!
Sara shijoi disa ditë pushimesh në Maldive bashkë me bashkëshortin Ledion! Nuk e dimë nëse kjo foto i përket asaj periudhe apo ata kanë shkuar sërish me pushime!
Sido që të jetë, Sara ka postuar foton e këndshme për të treguar sesi ndihet tani që do të bëhet nënë e dy djemve!