Real Madrid nis të ndjejë kërcënimin e fuqishëm të Juventus, teksa sinjalet që çojnë Paul Pogba nga Manchester Unite drejt Torinos, bëhen gjithmonë e më të forta e serioze.
Aq shumë sa që mesfushori francez, mësohet të ketë kontaktuar direkt me trajnerin e ri të Juventus, Maurizio Sarri, për t’i shprehur dëshirën dhe aprovimin e tij për tu rikthyer te bardhezinjtë.
“Pogba është i dëshpëruar të largohet nga Manchester united dhe konsideron Juventus si destinacionin e preferuar”, citon “Tuttosport”, media pranë “Zonjës së Vjetër”.
Një situatë kjo që vështirëson tentativën e Real Madrid për të blerë Pogba.
Nëse Madrid nuk bën asnjë ndërhyrje për të bindur futbollistin dhe “Djajt e Kuq”, atëherë Juventus e di që do të ketë përgjigjen pozitive për të finalizuar rikthimin e francezit.