MENU

'Tërbon' tifozët e Napolit

Sarri ‘flirton’ me Juven: Për ne italianët…

04.06.2019 - 18:28

Maurizio Sarri ka dhënë një intervistë për “Vanity Fair”, e cila pritet të publikohet nesër, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë dalë disa pjesë në spot.

Fjalët e teknikut të Chelseat duket se japin një sinjal të qartë, që dëshira e tij është të rikthehet në Itali, aty ku Juventusi po e kërkon me ngulm.

“Te Chelsea ka qenë një vit i vështirë. Kemi vuajtur shumë, por në fund ia dolëm të renditemi në 4-she dhe të fitojmë Europa Leaguen. Për ne italianët, thirrja e shtëpisë është e fortë dhe shpesh e parezistueshme”, tha Sarri.

Tekniku është pyetur nga “Vanity Fair” edhe mbi raportet speciale me tifozërinë e Napolit, që ndër të tjera i ka kërkuar Sarrit të refuzojë Juven, për të mos i zhgënjyer ata.

“Napolitanët e dinë dashurinë që ndjej për ta. Për respekt të tyre unë kam shkuar jashtë Italisë. Për mua besnikëri është të japësh 110% kur je aty dhe nuk ka nevojë të tregosh besnikëri ndaj një gruaje me të cilën je divorcuar”, ka nënvizuar italiani.