MENU
klinika

Parashikimi

Sërish reshje? Mësoni si pritet të jetë moti sot

12.06.2019 - 08:27

Ndonëse temperaturat do të jenë të larta, në disa qarqe të vendit priten reshje lokale.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, reshjet në përgjithësi priten të jenë të dobëta.

Parashikimi:

Sot priten reshje lokale në disa qarqe, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 33 °C

në vendet malore: 13 / 29 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare.