MENU
klinika

Parashikimi

Sërish reshje shiu? Zbuloni si pritet të jetë moti sot

06.06.2019 - 08:41

Edhe ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë vendin. Sipas asaj që parashikon IGJEUM Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate.

RESHJET

Sot priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Qendër dhe në Jug sot pasdite.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 25 °C

në vendet e ulëta: 16 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 23 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.