17.06.2019 - 18:31
Pas planeve për paketa fiskale 3-5 vjeçare, qeveria po synon që aplikimi të nisë që prej vitit që vjen, duke synuar nivel të pandryshuar taksash.
Pas planeve për paketa fiskale 3-5 vjeçare, qeveria po synon që aplikimi të nisë që prej vitit që vjen, duke synuar nivel të pandryshuar taksash.
Lajmi bëhet me dije nga ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, shton se edhe në rast ndryshimesh, ato do të jenë të vogla dhe nuk do të impaktojnë biznesin.
Shalsi përforcon deklaratat e bëra nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për paketa fiskale 3 deri 5 vjeçare.
Ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit, por edhe taksave është një nga shqetësimet e vazhdueshme të biznesit, të cilët jo pak herë kanë kërkuar që këto ndryshime të mos jenë të përvitshme.