MENU
klinika

Sherr në Shkodër

Policia Bashkiake përplaset me Policinë e Rendit

18.06.2019 - 10:06

Shkodra edhe ditën e sotme është zgjuar nën tensione dhe përplasje.

Shkak është bërë kërkesa për lirimin e KZAZ-së numër 2 në këtë qytet pas anulimit të zgjedhjeve nga presidenti Meta.

Mësohet se ka pasur debate mes policisë bashkiake dhe policisë së Rendit, pasi mbështetësit e PD nuk lejojnë hapjne e derës së KZAZ-së.

Kujtojmë se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i dërgoi dje një kërkesë zyrtare Policisë së këtij Qarku, ku i kërkon mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Ademi thekson në letrën e saj se pas anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti, Policia duhet të jetë prezente dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve.

VIDEO/ “Zgjidhi nyjen e rrezikshme që lidhte dy anët e Drinit”

Rama: Ura e Madhe e Veriut, shëmbëlltyrë e ambicies sonë…

Çfarë ndodhi gjatë natës në një banesë

Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia jep detaje!

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha