MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

‘Shiko punët e tua’! Fansja acaron Rozana Radin

17.06.2019 - 16:29

Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo njihet në disa fusha si muzikë, aktrim, biznes dhe televizion.

Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme, po ashtu është edhe padyshim një humoriste shumë e talentuar.

Së fundmi, këngëtarja shprehet në një nga postimet e fundit se komshien e saj e ka lënë i dashuri dhe çdo ditë dëgjon muzikë melankolike me zë të lartë:

“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu m`i i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”- shkruan Rozana.

Pas këtij statusi ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer aspak komentet e ndryshme gjë që duket fare mirë se ky lloj statusi nuk është pritur fare mirë. Njëra nga komentueset i shkruan këngëtares të merret më tepër me punët e veta sesa të komshinjve:

“Po më zhgënjen Rozana. Ta lexoja nga një close mind hajde de. Nga ju, zhgënjim. Ishalla mësohemi ndonjëherë ne shqiptarët të shohim punët tona”- ka shkruar komentuesja.

Por, Rozana nuk ka nguruar aspak për tja kthyer një përgjigje të cilës nuk ja ka përtuar fare me fjalët e saj:

“Është humor e dashur! Pak me limonatë statustet në verë”- ka shkruar Rozana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Ora biologjike më thërret"

Këngëtarja: Momenti të bëhem nënë