MENU
klinika

Mocioni i të enjtes

Shkarkohet Meta? Gjonaj: Vendimi kalon përmes Kushtetueses

12.06.2019 - 18:33

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur së fundmi edhe për mocionin që do të zhvillohet nesër nga Parlamenti e daljen më pas me një rezolutë politike për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sipas saj, në këtë pikë është arritur si pasojë e veprimeve të Metës.

“Mocioni me debat në Parlament nuk është këmbëngulje për ta shkarkuar, vjen si rezultat i dekretit të Presidentit. Kuvendi nesër me rezolutë do marrë një vendim politik duke vlerësuar se me dekretin e Presidentit ka shkelje Kushtetuese.

Gjonaj
Gjonaj

Janë një sërë procedurash për të shkuar më pas deri tek shkarkimi. Por ju them që shkarkim i tij nuk është qëllim, nuk ka qenë objektiv, është pasojë e një veprimi të kryer nga Presidenti. Unë e shikoj kaq të thjeshtë.

Më tej ministrja ka shtuar se nëse shkarkohet nga Kuvendi, vendimi do kalojë përmes Kushtetueses.

“Për shkarkimin e tij do të duhet të japë vendimin Gjykata Kushtetuese. Ajo është në procesin ku po verifikohen nga KED anëtarët e saj e më pas do të përzgjidhen. Deri në fund të korrikur do të mund të plotësohen vendet vakante”.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore