MENU

Firmoset peticioni

Shkrihet Gjykata, Kavaja kundër projektit

07.06.2019 - 17:19

Pas thirrjes publike në rrjetet sociale nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja për të mos lejuar shkrirjen e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, edhe qytetarët kanë reaguar kundër këtij projekti.

Të shumtë në numër qytetarët kanë firmosur një peticion kundër transferimit të gjykatës në Durrës.

Për qytetarët shkrirja e gjykatës është ndëshkim pasi iu largojnë shërbimet më bazike.

Sipas përfaqësuesit të Bashkisë projekti është hartuar pa asnjë studim për Kavajën në gjykatën e së cilës shqyrtohen mbi 2600 çështje gjyqësore në vit.

Transferimi i gjykatës së Kavajës është në kuadër të një projekti të parashikuar për mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë cështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN