MENU

16 lëkundje

“Shkundet” Korça, goditet sërish nga tërmetet!

06.06.2019 - 11:26

Korça duket se nuk po gjen qetësi nga tërmetet.

Instituti i Gjeoshkencave raporton për 16 lëkundje të tjera gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Korçë.

Më e fundit është regjistruar në orën 07:05 dhe epiqenda ka qenë 4 km nga Leshnja e Korçës.

Magnituda e tërmetit ka qenë 2.2.

Nga lëkundjet e shumta, më e forta ka qenë ajo e orës 04:18 me magnitudë 3.

Këto lëkundje kanë futur sërish në panik banorët.

Deri tani raportohet për qindra shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm i 6 ditëve më parë.