MENU
klinika

Detajet

“Shkundet” Vlora/ Tritol biznesit në rrugën Transballkanike

04.06.2019 - 08:44

Një shpërthim eksploziv ka tronditur Vlorën gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ku një sasi lënde eksplozive i është vendosur një biznesi fason.

Pas shpërthimit Policia ka pikasur dy persona që po largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Pavarësisht pikasjes, Policia nuk ka mundur t’i identifikojë.

Po ashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.