MENU
klinika

Shorti tremb "Demat"

Champions/ Partizani përballë kampionëve!

18.06.2019 - 18:59

Partizani ka qenë i pafat në shortin e turit të parë kualifikues në Champions League, sepse do të përballet me Qarabag FK, dominues absolut në Azerbajxhan.

Ish-klubi i Ansi Agollit jo vetëm që fiton prej vitesh titullin kampion në vendin e vet, por ka shkëlqyer edhe në kupat e Europës.

Qarabag ka fituar çdo titull në Azerbajxhan prej vitit 2013 dhe prej vitit 2008 drejtohet nga Gurban Gurbanov, i cili prej vitit 2017 drejton edhe kombëtaren e Azerbajxhanit.

Qarabag ka luajtur 30 ndeshje në Champions League, me 11 fitore, 11 barazime e 8 humbje.

Në renditjen e UEFA-s Qarabag është në vendin e 65-të, me keoficient 19.000, duke lënë pas edhe emra si Galatasaray.

Në dekadën e fundit rritja e Qarabag ka qenë e jashtëzakonshme, duke ecur gjithnjë e më larg nga viti në vit, derisa në 2014/15 u realizua ëndrra e parë, pjesëmarrja në grupet e Europa League.

Edhe në dy sezonet pasues Qarabag mori pjesë në grupet e Europa League, ndërsa në sezonin 2017-18 Qarabag rishkroi historinë, duke marrë pjesë në grupet e Champions League.