MENU
klinika

Zjarr KZAZ-së në Shkodër

Shpallet në kërkim ish-deputeti i PD

19.06.2019 - 13:02

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia është shpallur në kërkim.

Shkak është bërë ngjarja e djeshme në Shkodër, ku mbështetës të Partisë Demokratike i kanë vënë flakën materialeve të votimit që ndodheshin në ambientet e shkollës “Shejnza Juka”.

Sakaq, policia njoftoi se lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, si dhe u shpallën në kërkim 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave, konkretisht:

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër

A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër

A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër

O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër

Janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN