Dhjetëra anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar pasi dy anije-cisternë me naftë shpërthyen në Gjirin e Omanit.
Operatorët e anijeve thanë se 21 anëtarë të ekuipazhit të Kokuka Courageous dhe 23 nga Front Altair ishin evakuuar.
Shkaku i shpërthimeve në një nga rrugët më të ngarkuara të naftës në botë është i paqartë dhe të dy anijet janë ende në det.
Një zyrtar iranian i tha BBC: “Irani nuk ka lidhje me incidentin”.
“Dikush po përpiqet të destabilizojë marrëdhëniet midis Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi ai .
Çmimet e naftës u rritën më shumë se 4.5% nga një ulje prej pesë muajsh pas incidentit të së enjtes, raporton Bloomberg.
Ajo vjen një muaj pasi katër depozita të naftës u sulmuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidenti Donald Trump shtoi sanksionet e Amerikës ndaj Iranit në maj, dhe SHBA kohët e fundit vendosi forcat e saj në këtë zone, duke thënë se ekzistonte një rrezik i sulmeve iraniane.
Të enjten, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei përjashtoi çdo negociatë me SHBA, që synonte lehtësimin e tensioneve. Ai u citua të thoshte gjatë bisedimeve me kryeministrin japonez Shinzo Abe se ai nuk e shihte Presidentin Trump si të denjë për çdo shkëmbim mesazhi.
Ky është incidenti i dytë serioz në një muaj që përfshin anijet e cisternave pranë ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës kalon të paktën një e pesta e naftës në botë.
Në maj, katër depozita u goditën nga pajisje shpërthyese pranë një porti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një raport i paraqitur së bashku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Norvegjia javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së treguan se ata ishin vendosur atje nga frogmanët.
Oor në atë rast dëmi ishte i vogël, nuk kishte zjarr dhe askush nuk u evakuua. Kjo është shumë më serioze.