MENU
klinika

"Kjo është mosrespekt"

Shpërthen Cardi B, grindet me gazetaren që e kapi në befasi

29.06.2019 - 15:52

Cardi B është grindur me një gazetare, e cila tentoi t’i marrë një intervistë të shkurtër për televizionin “Remezcla”, gjatë mbërritjes së saj në hotel.

Në momentin që gazetarja i afrohet, Cardi është treguar shumë agresive, duke i thënë se nuk dëshiron të intervistohet në atë gjendje.

“Sigurisht, por e shihni se si unë dukem”, tha fillimisht reperja.

“Unë kam vajzën tim, unë kam babain tim. Unë nuk dukem mirë. Hajde pra, ti je femër dhe dukesh mirë me make-up. Unë nuk dukem mirë, flokët e mija duken keq. Mos ma bëjë këtë mua.”, është shprehur ajo më tej.

Me insistim, gazetarja i është afruar për një prononcim babait të saj, të cilin cardi B sapo e pa e thërriti menjëherë të hyjë brenda në hotel.


“Mos e publiko babain tim në televizor. Sepse babai im nuk ecën me sigurim. Mos eja pas meje fshehtazi me kamerë pas meje. Kjo është mos respektuese. Unë jam me fëmijën tim”, ka thënë më pas cardi B.

E njëjta është shprehur agresive edhe me kalimtarët e rastit, të cilët i kanë kërkuar t’ia lirojnë rrugën dhe e njëjta është kundërvirë me të shara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN