Mbrëmjen e djeshme një shpërthim tritoli ka alarmuar qytetin e Lushnjes.
Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Berti Taullau.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi Taullau ndodhet jashtë shteti së bashku me familjen, pasi është larguar që në 2018 kur ju bë atentat vëllai të tij në rrethrrotullimin e Plugut.
Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta.
Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.
Mirëpo familja Taullau është përfshirë që prej vitit 1997 në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taullau.
Saimir Taullau ka dëshmuar në gjyq për atentatin ndaj të vëllait, duke thënë se i njihte personat që e vranë, duke i identifikuar ata si anëtarë të grupit të Aldo Bares.