MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Shqipëria në udhëkryq (a)historik!

23.06.2019 - 17:14

Në Shqipëri po ndodh një “përleshje asimetrike”, e aktorëve politikë

1. Për mua ajo çka po ngjan aktualisht në Shqipëri, është dhe ka të bëjë me fenomenin sociologjik, që njihet dhe shquhet si “ballafaqim, apo përleshje asimetrike”, e dy akterëve politik (PS dhe PD), në një skenë të brishtë politike;

2. Them kështu, edhe për shkak se është një luftë e pakompromis (për “jetë a vdekje”!?)midis palëve në konflikt, fuqia relative politike e të cilëve, pra strategjia apo taktika i dallojnë shumë. Por, jo edhe një ballafaqim ofertash të reja, për mirëqenien dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, pluralizmit të ideve, zhvillimin ekonomik të vendit, zbutjen e papunësisë, reduktimin e arratisjes masive, etj. Pra është një tensionim i rivalëve të pabarabartë, që kanë ideologji dhe koncepte diametralisht të kundërta për diskursin dhe proceset demokratike, në Shqipëri.

Opozita, është duke përdorur këto taktika:
– ambientet e hapura për të demonstruar revoltën qytetare;
– kohën, që mund të ndërlidhet me afrimin e datës së votimit, por jo edhe zgjedhjeve;
– befasinë, fakti se qeveria nuk e ka të njohur fare Planin Operacional të opozitës;
– përgjimet dhe skandalet, që i publikoj Bildi, dhe aferat tjera korruptive për vjedhjet industriale të votës në zgjedhjet e kaluara.

Pra si shihet Opozita, është duke përdor një gamë “efektesh kolaterale”, që nënkupton vetëm viktimizim dhe alarmim të skajshëm sociopolitik, të vetës së saj…

3. Nocioni i “përleshjes asimetrike” përfshin edhe shumë terma shumë më të hollësishëm, se kaq.

Midis tjerash edhe:
– Bojkotimin e afishuar nëpër gjitha mediumet sociale;
– Përleshjen e përditësuar me policine e shtetit;
– Pengesat e vëna nëpër shkolla, ku supzohet të mbahen votimet, e jo zgjedhjet e lira;
– Premtimin kokëfortë të kryeministrit kontravers dhe përgjegjësit kryesor në kaosin e ndodhur shqiptar, për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor;