MENU
klinika

Qytetarët marrin nga bankat 4,6 mld lekë

Shqiptarët tërheqin paratë nga depozitat

01.06.2019 - 21:13

Banka e Shqipërisë konstaton rënie të depozitave gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave gjatë muajit prill nga bankat e nivelit të dytë janë tërhequr rreth 4,6 mld lekë kryesisht nga individët.

Rënia e depozitave vijon për të dytin muaj radhazi për këtë vit ndërsa në total depozitat në Shqipëri sipas Bankës së Shqipërisë janë 998,5 mld lekë nga 1 triliard që ishte një muaj më parë.

Kursimet e qytetarëve shqiptarë në banka kanë pësuar rënie si në lekë po ashtu edhe monedha të huaja. Ndikimi kryesor në këtë situatë sipas ekspertëve janë normat e ulëta të interesit për depozitat në lekë.

Depozitat në monedhën europiane vijojnë të mbajnë peshën kryesore në sistemin bankar shqiptar. Përtej kësaj edhe kreditë e dhëna për ekonominë shqiptare kanë pësuar ulje për herë të parë gjatë këtij vit. Banka e Shqipërisë konstaton se huaja ka rënë me 1.5 mld lekë.

Kreditë janë ulur si në lekë po ashtu edhe në euro pavarësisht të gjitha nismave të ndërmara nga Banka Qendrore. Vetëm pak ditë më parë guvernatori Gent Sejko i bëri thirrje bankave të nvielit të dytë që të shtojnë huatë për bizneset që kanë mundësi më të larta të kthimit të tyre.

Gjatë 2018 sektori bankar ka dhënë 1.1 mld euro kredi të re për financimin e ekonomisë.