MENU
klinika

"Në kohën e Saliut..."

Shtyhen zgjedhjet? Rama: Duan kokën time!

15.06.2019 - 17:58

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të Kolonjës, kryeministri Rama shpjegoi dhe arsyet se përse nuk pranoi të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij në rast se do ta pranonin këtë shtyrje, atëherë do ishte zgjedhur e keqja më e madhe, pasi situatë do të zgjaste pa fund.

Rama ka thënë se PS në vitin 2013 mundi Sali Berishën që sipas tij kishte pushtetin dhe se në kohën e tij “kërciste plumbi”.

“I kemi dëgjuar edhe ata që kanë thënë që po mirë pse do durojmë të gjithë këtë gurgule me këta dhe në këtë situatë, po na dëmtohet edhe turizmi edhe ekonomia, hajde t’i shtymë zgjedhjet të merren vesh këta.

Dhe po ta merrni nga ana ime, më thonë kush do të ishte më i interesuari për ta bërë këtë punë më shumë se unë. Jo se jam shënjestra, koka ime atyre i duhet për t’ja treguar atyre të tjerëve që kanë uri, për t’i thënë hajde hajeni se ja ku e keni.

Po ata e kanë me mua sa kohë që unë jam pengesa e tyre për të realizuar qëllimin, që ta përmbysin Reformën në Drejtësi dhe të vijë në pushtet se ata e kanë thënë vetë që ai i mund, pavarësisht se ata fillojnë me na mund me këtë se ka atë…

Ne mundëm Saliun kur ishte kryeministër që kihet të gjithë pushtet dhe Saliu kishte pushtetet që t’i bëje protestë, kërciste plumbi, edhe me ata që kishte atje me Jozefinë me Ridvanin, që sidoqoftë ishin tjetër kategori, pra ata i mundëm ne me të drejtë, për të mundur Lulin na është dashur të blemë vota.

Për të mundur Lulin me atë veshgjatin që ka si luftëtarë të vijës së parë dhe me ata të tjerët që edhe emrat nuk i mbajë mend, na u desh ne të blejmë vota të mundim Lulin, tani ka njeri që mund ta mendojë që partia e Lulit është më e fortë se e Saliut në vitin 2013?

Ne mund t’i binim shkurt të thonim parlamentin e kemi qeverinë, e kemi shumicën në parlament, i kemi Bashkitë kryesore të vendit, i kemi, ç’na duhet t’i hymë fushatës nëpër vapë?

I thonim kur të jeni gati na thoni. Por nëse do kishim zgjedhur këtë do kishim zgjedhur të keqen më të madhe e keqe që do zgjaste pa funde, se këta nuk pushojnë, po kështu do na çmendnin edhe të tjerë, pastaj mund të çmendeshim dhe ne në 2021 dhe të thoshim pse të futemi në zgjedhje, mund të themi dhe ne kemi informacione, si Iliri, kemi informacione që do ketë sulm bërthamorë ndaj Shqipërisë dhe për momentin nuk ikim”, theksoi Rama.