MENU
klinika

'Ditëlindja e fundit'

Shuhet familja, vdesin prindërit dhe dy fëmijët

16.06.2019 - 08:58

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se kanë humbur jetën 4 anëtarë të një familje, nëna, babi dhe 2 fëmijët, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B  , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.