MENU
klinika

Zbuloni detajet...

Shuma marramendëse që merr Luana për një natë në koncert!

20.06.2019 - 12:33

Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e famshme shqptare duket se po korr shumë sukses, në karrierën e saj televizive, por së fundmi edhe muzikore.

Ajo është shumë e pëlqyer nga publiku dhe ka qenë jo pak herë në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj me menaxherin e saj,Krenar Çoçaj, kjo ende një lidhje e pa konfirmuar nga ana e Luanës apo edhee Krenarit.

E mesa duket, veç kësaj, mund të themi pa frikë se Luana po jeton momentet e saj më të mira në karrierën muzikore. Vetëm gjatë vitit 2019 ajo ka publikuar 3 klipe muzikore dhe ka arritur miliona klikime dhe pëlqime nga publiku.
‘Boll u bot u vujt’, ‘Sonte’ dhe së fundmi dhe ripërpunimi i këngës ‘Moj bjondinë me sytë e zi’ janë tre produksionet e saj të fundit.

Duket se Luanës i pëlqejnë shumë ripërpunimet e këngëve, pasi kështu ka një sukses të garantuar. Kujtojmë që vitin e kaluar ajo publikoi këngën ‘M’i dhe flakë mallit tim’ me Bujar Qamilin.

Sigurisht që bashkë me suksesin që ajo po korr në publik ajo po shijon dhe përfitimet ekonomike të gjithë kësaj. Sipas burimeve të ‘Panaroma Plus’, Luana Vjollca fiton rreth 5 mijë euro në natë për një koncert që ajo zhvillon në lokalet e kryeqytetit, Kosovës dhe Diasporës.

5 mijë euro nata është një shumë e konsiderueshme që e rendit këngëtaren ndër më të paguarat. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulojnë edhe të fshehtat

Luana Vjollca “përfundon” në Nepal