MENU
klinika

The Guardian

Si Brexit shkaktoi ‘vdekjen’ e Partisë Konservatore

08.06.2019 - 14:19

Duket e cuditshme, por Britania nuk ka një parti konservatore. Ka dy parti revolucionare të së djathtës. Por aspak konservatore.

Kjo luftë do të ishte edhe më e gjallë nëse partia e Brexit të Nigel Farage kishte fituar zgjedhjen Peterborough. Sido që të jetë, Partia Konservatore tani është kapluar nga frika e Farage.

Partia Konservatore po galopton drejt përfundimit se ajo duhet të ofrojë atë që ofron Farage, ose të largohet.

Partia Brexit është krah i djathtë, një lëvizje nacionaliste populiste me një elitë të urryer. Filozofia e saj është e prerë. Ajo do thjesht largim nga BE.

Konservatoret kanë për qëllim të jenë partia e bashkimit, por vendosmëria e tyre për t’u larguar nga BE-ja është që ata të rrezikojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Konservatorët po përgatiten për betejën zgjedhore kundër Corbyn, por ajo që mund të ketë qenë një nga armët e tyre më të fuqishme taninuk eshte.

Ata nuk mund të paralajmërojnë se Corbyn është një revolucionar i rrezikshëm, as mund të përsërisin ndonjëherë premtimin e tyre për një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme. Sepse tani janë edhe revolucionarë të rrezikshëm.

Ata nuk mund ta bëjnë këtë akuzë sepse ata do të përshkruanin veten.

Kjo është ajo që ndodh kur ju lejoni Nigel Farage të diktojë kushtet e tregtisë politike. Një parti që dikur u paraqit si shume e kujdesshme, tani eshte e gatshme për të djegur gjithçka për premtimin e lumturisë së largët, utopike.

Jonathan Freedland është një kolumnist i Guardian