MENU

Me anemi aplastike

Si Joni i fshehu simptomat e rënda prej prindërve!

25.06.2019 - 17:34

Vjeshtën e vitit 2013 , gjashtëmbëdhjetë vjeçari Joni ndau kohën mes kërkesave të shkollës së mesme, gatimit për familjen e tij dhe trajnimit për të qenë një portier për ekipin e të futbollit të shkollës së tij.

Me një orar të tillë të rreptë, nuk ishte një surprizë që Joni filloi të bëntë pushime të gjata pas shkollës. Kur filloi të kishte dhimbje koke të rënda, lodhje dhe bllokime në frymëmarrje, ai u përpoq të fshehte simptomat e tij, sepse nuk donte që ta pengonte asgjë në rrugën me ekipin e futbollit. Por kur simptomat u përkeqësuan , gjuha dhe majat e gishtave u kthyen të bardha, nëna e tij Klodi e coi atë në spital.

Pas një sërë testesh gjaku, mjekët thanë se, në thelb, ai nuk kishte trombozë ose mungesë të qelizav të gjakut, por që u mungonte pajisja për të përcaktuar shkakun e anemisë së tij.

Mjekët dërguan qelizat e gjakut jashtë vendit për t’u testuar dhe shpejt morën një diagnozë të anemisë së rëndë aplastike.

Anemia aplastike është një çrregullim i rrallë i gjakut në të cilin palca e eshtrave të trupit nuk prodhon mjaft qeliza të reja të gjakut. Joni u shtrua në spital ku i është dhënë transfuzion ditor i gjakut, i cili mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave, por nuk është një trajtim i përhershëm.

Për të patur një shans në tejkalimin e suksesshëm të sëmundjes, ai duhej të bëntë një transplant qelizash burimore.

Në janar të vitit 2014, Joni dhe Klodi shkuan në Angli, në Institutet Kombëtare të Shëndetit për procesin e gjatë të transplantimit në Institutin Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (NHLBI). Ata qëndruan në kontakt me babanë e Jonit, Redin vëllain Orest, 18 vjeç, dhe motrën Sena, 12 vjeçe, përmes Facebook-ut dhe bisdave të rregullta në Skype.

Joni duhej të qëndronte në spital për disa muaj pas transplantimit dhe anëtarëve të tjerë të familjes iu dha mundësia të bashkoheshin me ta. Familja gjithashtu bëri një udhëtim njëditor me anije në një plazh që Joni e pëlqente shumë.

Ai ishte i ngazëllyer që pati mundësinë për të gatuar në kuzhinë me kuzhinierët e tjerë të anijes dhe për të marrë një kapelë dhe xhaketë të një kuzhinieri zyrtar.

Joni dhe nëna e tij thinë se mjekët në spital nuk lanë asnjë pyetje të tyren pa përgjigje.

“Unë nuk duhet të shqetësohem. Ata më ndihmojnë mua dhe unë po ndihmoj vetën dhe familjen time që të qetësohen dhe të jenë të lumtur . Unë do ja dal”, thotë Joni.