MENU
klinika

"Takimi elektoral në Vaun e Dejës"

“Si talebanët në Afganistan”/ Rama: Opozita nuk pranonte dot humbjen!

20.06.2019 - 18:58

Kryeministri Edi Rama pasi u prit me protesta në Lezhë ka arritur në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndalesa e parë para se të shkojë në Shkodër.

Përpara banorëve Rama tha se ata s’do kenë mundësi të kenë opozitën në zgjedhje, për shkak se përfaqësuesit e saj e pranuan që nuk i fitojnë dot zgjedhjet.

“Do më kishte pëlqyer që në zgjedhje të kishim kundërshtarët përballë, për të ballafaquar çfarë është bërë, çfarë do të bëhet në të ardhmen Marku nuk e ka përballë kundërshtarin për fat të keq, madje edhe shumë votues nuk kanë zgjedhje, nga ata që ndërrojnë fe më mirë se sa parti.

Nuk kanë ça zgjedhin jo se ua kemi hequr ne këtë mundësi, as ndonjë fatkeqësi natyrore, por se udhëheqja e PD kapitulloi. Pranoi se nuk fiton dot zgjedhje me ne. Është larguar, jo më për të ardhur tek ju, për të shkuar tek njerëzit dh nxjerrë kandidatura, programe, ide por për të dalë rrugëve e penguar njerëzit të zgjedhin”,- tha Rama.

Rama krahasoi ndër të tjera opozitën me talebanët në Afganistan.

kolana e librave

“Kjo ndodh në dy vende, në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanet. Ata janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin të mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë dhe duan të imponojnë ligjin e xhunglës”,– vijoi kryeministri.

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fushatës elektorale në Vaun e Dejës ka përmendur edhe njëherë momentin kur i është lutur Bashës për të hyrë në qeverisje.

Rama tha se iu lut Bashës atëherë, aq shumë sa aq nuk do i ishte lutur as femrave më të bukura. Numri një i qeverisë shtoi se Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi nuk duan reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se nuk ka më lëshime ndaj opozitës.

“Kanë qenë që në sekondën e parë kundër reformës në drejtësi. Këta bëjnë sikur janë flamurtarë të antikrimit, por këta nuk duan reformën në drejtësi, e cila do pastrojë vendin nga cdo lloj politikani që ka shkatërruar vendin. Ata vetëm bëjnë llafe e llafe. Këta nuk duan që të votohet vettingu.

Kanë 300 vjet me këtë parullë ‘Rama ik’, ‘Basha ik’ etj lënë parullën nuk ndryshojnë vetëm emrin se kaq dinë. Iu luta Bashës aq sa nuk do i isha lutur grave të planetit, aq sa edhe Romeu do habitej. Në fund fare u bind dhe mori gjysmën e qeverisë. Mori edhe drejtorinë e burgjeve, sepse e duan shumë. Këta kur ishin në pushtet, nxirrnin kriminelët nga burgu me leje lindjeje.

I conin nëpër fushata për të terrorizuar njerëzit. Kemi çfarë kemi me njëri-tjetrin, mos shajmë në gjuhë të huaj. Por nuk ka më, të pranojnë realitetin dhe forca fituese duhet të qeverisë. Këtë gjë duhet ta mësojnë njëherë e mirë”, deklaroi Rama.