MENU
klinika

Çfarë ju duhet?

Si të largoni njollat e djersës nga këmisha e bardhë!

24.06.2019 - 23:15

Kur bluza apo këmisha e bardhë e preferuar ka filluar të zverdhet në jakë apo në sqetull, mos u bëj ujë në djersë.

Për të hequr njollat e shëmtuara është më e lehtë nga ç’mund të mendosh. Dhe nuk ka nevojë të kërkosh detergjentë ekstra, sepse këto lloj njollash hiqen me produkte krejtësish natyrale, madje pa asnjë kosto. Thënë më shkoqur, ato lekët e pastrimit kimik, mund t’i pish kafe me mikeshat ne vendin tuaj të preferuar.

Çfarë të duhet:

1 filxhan uthull

1/2 filxhan sodë buke

1 lugë gjelle kripë

1 lugë gjelle ujë i osigjenuar (e gjen në farmaci)

Udhëzimet:

1. Shumica e njerëzve mendojnë se njollat e djersës shkaktohen nga djersitja, por në fakt, ato vijnë si rezultat i një reaksioni mes aluminit që përmban antidjersa dhe djersës që lëshon normalisht trupi. Kështu, për të zhdukur këto lloj njollash, fute këmishën në një enë plastike, ku ke hedhur uthullën dhe dy gota me ujë të ngrohtë. Lëre ta thithë të gjithë ujin për të paktën 20 minuta.

2. Përzieji bashkë sodën e bukës, kripën dhe ujin e oksigjenuar, derisa të formohet një lloj paste. Hiqe këmishën nga uji me uthull duke e shtrydhur ngadalë, derisa të kesh larguar pothuaj të gjithë ujin.

3. Vendos një peshqir poshtë këmishës dhe fillo të trajtosh njollat me përzierjen e përftuar. Peroksidi i hidrogjenit është një përbërës natyral që stimulon zbardhjen, soda e bukës dhe kripa po ashtu, kur veprojnë bashkë, heqin njollat. Lerë këmishën me këtë përzierje për të paktën 20 minuta.

4. Pa kësaj, mund ta lash këmishën me dorë ose si zakonisht në lavatriçe, së bashku me rrobat e bardha dhe VOILA! Tani mund ta heqësh xhaketën dhe t’i mbash krahët hapur me krenari pa u shqetësuar për njollat e djersës.

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!