MENU
klinika

"I shqetësuar"

Situata në Shqipëri/ Salvini zbulon telefonatën me Metën

26.06.2019 - 20:33

Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar se si mund ta ndihmojë me krizën në vend.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme.

Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne.

Kemi folur për të evituar destabilitetin dhe përplasjet e forta civile”, – ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij, ku ka folur sërish edhe kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se ka “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme. Ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë”, – shkruan Salvini mbi përshkrimin e videos.