Nuk ka kalaur shumë kohë që kur doli lajmi se Jonida Maliqi po përjeton një histori dashurie me aktorin Romeo Veshaj!
Thashethemet e para në fakt, nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.
Por, këto nuk u morën edhe aq për bazë dhe u duk sikur u harrua e gjithë historia.
Jonida Maliqi në atë kohë, nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.
Por, së fundmi Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos. Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.
Tashmë prova se Jonida dhe Romeo janë çift, është këtu dhe nuk e dimë sesi do të reagojnë ata për këtë lajm! Ndoshta do të vijojnë të mos flasin për jetën private!
Gjithsesi, pamjet flasin vetë!