MENU
klinika

Skema mashtruese

Arrestohen pronarët e subjektit VIP në Shkodër

11.06.2019 - 14:02

Pas një hetimi 3-mujor në prangat e policisë kanë rënë pronarët e një subjekti VIP në Shkodër.

Ata akuzohen për mashtrim me skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Gjatë këtij hetimi 3-mujor u konstatua skema për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44.602.171 lekë të reja.

Subjekti General Impex nepermjet aktivitetit te tije i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vleren 248, 994, 420 lek nepermjet fshehjes se te arshurave dhe 73.666.095 leke te reja nepermjet mospagimit te taksave dhe tatimeve.” informoi policia e Shkodrës.

Pas verifikimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkoder ka leshuar 2 urdher arreste per pronaret e subjektit, shtetasit me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marr masen e pezullimit te ushtrimit te detyres per noterin me inicialet Gj.K. dhe mases se detyrimit paraqitje per shtetasin A.B, pronar i nje subjekti te lidhur si pjese e mashtrimit me TVSH-ne.

Sipas prokurorisë keta shtetas kane konsumuar veprat penale ne baze te nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndersa per noterin “Fallsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.