MENU
klinika

"SuperMario" drejt Italisë

Skuadra e Serie A përgatit rikthimin e Balotellit!

22.06.2019 - 14:39

Mario Balotelli luajti në pjesën e dytë të sezonit te Marseille dhe pas përfundimit të kontratës me francezët, zërat për të ardhmen e tij dhe rikthimin në Seria A kanë qenë të shumta.

Parma dhe Brescia kanë qenë klubet e para që shfaqën interes për rikthimin e “Supermarios” në Itali ndërkohë që së fundmi edhe Fiorentina dhe presidenti i saj, Rocco Commisso ëndërrojnë vërtet që ta veshin sulmuesin problematik me fanelën “vjollcë”.

Në fakt presidenti i ri, Commisso dëshiron që të fitojë menjëherë zemrat e tifozëve të Fiorentinës dhe një goditje e tillë në merkato do të ishte më mënyra e duhur.