MENU
klinika

Reagimi

Soreca me kreun e KLP: SPAK të jetë funksional sa më parë!

25.06.2019 - 15:34

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Ibrahimi e ka njohur Sorecën me fazën në të cilën ndodhet puna e KPL për ngritjen e SPAK-ut, i ncili duhet të jetë funksional sa më parë për të luftuar korrupsionin.

“Kryetari Këshillit të Lartë të Prokurisë, Gent Ibrahimi, më njohu sot me fazat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për #SPAK në kuadër të reformës në drejtësi. Është e rëndësishme që SPAK të jetë operativ sa më shpejt të jetë e mundur, për të rritur më tej aftësinë e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, – shkruan në rrjetet sociale Soreca.

Ditën e djeshme Soreca është takuar edhe me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani0, ku është njohur me punën e Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi.