MENU
klinika

Ja çfarë njoftoi

Sot kërkohet shkarkimi i tij/ Meta nuk njeh “kufij”, ç’pritet të bëjë sot?

13.06.2019 - 09:46

Presidenti Meta duket se nuk po njeh të ndalur me konferencat e tij të njëpasnjëshme.

Teksat sot në Kuvend pritet që të miratohet mocioni për shkarkimin e tij, ai po sot do të dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Konferenca do të mbahet sot në orën 17:00, ndërkohë që në Kuvend do të diskutohet anulimi i dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit por edhe shkarkimi i tij.

Mbetet për t’u parë se ç’do thotë kreu i shtetit këtë pasdite, ndërkohë që dje pati një takim me partitë e qendrës së djathtë ku u fol edhe për një datë tjetër zgjedhjesh.