MENU
klinika

Moto GP

Spektakël në Muggello/ Petrucci ‘nderon’ Ducatin!

02.06.2019 - 19:26

Fitore e madhe e Danilo Petruccit në garën e shtëpisë me pilotin italian të Ducatit që regjistroi suksesin e parë sezonal në një garë vërtetë spektakolare siç ishte ajo e Mugellos.

Një duel 3-sh nga fillimi deri në fund mes Petruccit, Marquez dhe Doviziosos u fitua pikërisht nga i pari i cili përfitoi nga një kontakt në xhiron e fundit mes dy rivalëve për titull, Marquez dhe Doviziosos duke i parakaluar të dy për të marrë kreun të cilin e kishte mbajtur për pjesën më të madhe të xhirove.

konica sportkonica sport mobile

Pikërisht Marquez dhe Dovi kompletuan dy shkallët më të ulta të podiumit, ndërkohë që surpriza e këtij sezoni Alex Rins u kënaq me vendin e 4-t.

Garë e dështuar për Valentino Rossin që e nisi nga vendi i 18-të dhe u rrëzua kur kishte kaluar gjysma e xhirove.

Megjithatë nga triumfi i Danilo Petruccit, përfitoi Marquez që me vendin e dytë e thelloi në 12 pikë avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm ndaj ndjekësit më të afërt Andrea Dovizioso.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN