Mjekët në spitalet e infektivë e kanë pranuar se larja e duarve me kujdes e të gjithë pacientëve dhe e personave që kanë kontakte më pacientët, mund të jetë një detyrë e ndërlikuar dhe e vështirë dhe gjithashtu diçka që lehtë mund të neglizhohet gjatë kohës së ngrënies.
Edhe pse stafit i kërkohet të ndihmojnë pacientët me larjen e duarve, duke ndihmuar një grup të madh njerëzish për të larë duart – të gjitha në të njëjtën kohë – mund të jetë e ndërlikuar.
“Është vërtetuar se higjiena e duarve është mënyra numër një për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të parandaluar kalimin e mikrobeve tona tek të tjerët, prandaj kjo ka qenë një sfidë për të fuqizuar kujdestarët, për të përfshirë higjienën e rregullt të duarve për pacientët e tyre”, thotë Kelsi, një mjekë e spitalit infektiv në Kanada.
Pra, me këtë në mendje, Kelsi hodhi një ide!
Pse të mos rekrutoni njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë pacientët me higjienën e duarve? Ideja është vënë në veprim dhe nxënësit e moshës 15-18 vjeç morën pjesë në një trajnim një javorë, dhe më pas filluan të ndihmonin në Qendrën.
Katër ditë në javë, vullnetarët ndihmojnë për të kryer aktivitete e higjienës tek pacientët të cilat përfshijnë:
-Duke i ofruar secilit person një leckë të ngrohtë për të fshirë duart, e ndjekur nga pastrimi me alkool.
-Duke ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë me higjienën e duarve.
“Përgjigjia e përgjithshme ka qenë pozitive nga të dyja palët ,si pacientët dhe infermierët; Unë jam e befasuar se sa pacientë e kalojnë higjienën e dorës edhe kur ofrohet”, vazhdon Kelsi.
Përveç ndihmës me higjenën e duarve, vullnetarët po provojnë të jenë shumë të shkathët, pasi po ndihmojnë edhe në mënyra të tjera.
Kjo përfshin: pastrimin e syzeve, ndërrimin e çantave të mbeturinave në tavolinat afër, mbushjen e ujit, heqjen e kapakëve nga tabakatë, shtimin e sheqerit në pije, ndihmën e pacientëve në bërjen e telefonatave, prerjen e thonjve, duke luajtur muzikë dhe duke ju bërë shoqëri pacientëve.