MENU
klinika

Pakti dypalësh i vitit 1939

“Stalinit iu desh Hitleri, kur Perëndimi e refuzoi”

09.06.2019 - 15:13

Për herë të parë, publikohen dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike, të 23 gushtit 1939, kur dy vendet bënin pakt për të mos sulmuar njëri-tjetrin. Dokumenti i rrallë, u mundësua nga fondacioni jofitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së Jashtme.

 

 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë naziste, Joachim von Ribbentrop dhe homologu i tij, për Bashkimin Sovjetik, Vyacheslav Molotov Mikhailovich dhe daton më 23 gusht, 1939. Janë dokumente të rëndësishme historike, që hedhin dritë mbi detajet e rëndësishme të periudhës së trazuar. Deri më tani, hulumtimi historik mbi paktin Molotov-Ribbentrop, ishte bazuar në tekstet gjermane.

 

 

 

Marrëveshja e dypalëshe parashikonte detyrimin e palëve, për të mos sulmuar njëra-tjetrën, në rast se njëra përfshihej në luftë. Bazuar në këtë pakt, rusët lejonin praktikisht, që Gjermania të pushtonte Poloninë dhe më pas Evropën Perëndimore, pa u brengosur për mundësinë e luftës në dy fronte.

 

 

Po ashtu, u sqaruan edhe sferat e ndikimit të secilës prej palëve, ku Bashkimi Sovjetik merrte përsipër vendet e Balltikut, veç Lituanisë, Finlandës dhe Rumanisë.

Të dhënat historike, gjithashtu tregojnë një detaj të rëndësishëm për Stalinin, i cili ktheu sytë nga Gjermania dhe Adolf Hitleri, pas refuzimit të një aleance të mundshme antinaziste, nga ana e Perëndimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN